Do të habiteni kur të mësoni se disa sugjerime për mëngjesin nuk janë aq shumë të shëndetshme nga sa keni besuar.
Petullat
Sigurisht që të gjithë e dimë se petullat nuk janë zgjidhja më ushqyese për tryezën tonë të mëngjesit. Mirëpo disa ushqime jo të shëndetshme nuk janë aq të lehta për t’u pikasur. Ne këtë herë do të zbulojmë ato ushqime që janë të paushqyeshme.
Drithëra me fruta
Drithëra të plota bashkë me të thara fruta mund të duket si kombinimi perfekt, por fatkeqësisht këto drithëra janë një makth për dikë që shikon karbohidratet e tyre. Frutat e thata zakonisht janë plot sheqer.
Smoothies
Nëse hyni në një dyqan që bën smoothies, do të habiteni kur të mësoni se shumica e pijeve kanë midis 350 dhe 400 kalori dhe mbi 100 gram karbohidrate. Gjithashtu, është fakt se kaloritë e lëngshme nuk janë aq të kënaqshme sa ushqimet e plota. Prandaj është më mirë të konsumosh të gjitha frutat dhe perimet që gjenden në pijen që do të zgjidhnit.
Ëmbëlsirat me kos
Vetëm krahasoni të dhënat për 1 filxhan kos të thjeshtë të tendosur (120 kalori, 22 gramë proteina dhe 9 gramë karbohidrate) kundrejt 1 filxhan ëmbëlsire kosi (210 kalori, 18 gramë proteina, 27 gramë karbohidrate). Nga ana tjetër, konsumoni kosin e thjeshtë me fruta dhe arra të freskëta.