Media spanjolle “Sport.es” i ka kushtuar një artikull kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, duke u fokusuar tek trajneri brazilian Sylvinho.
Artikulli thotë se Sylvinho e shpëtoi karrierën e tij falë Shqipërisë. Ndër të tjeta thekson se Sylvinho bëri “një vesh shurdh” ndaj atyre që e këshilluan të qëndronte larg Shqipërisë.
“Karriera në stol e Silvinjos, ish-mbrojtësit të majtë të Barçës, ndali pasi u shkarkua nga Korinthias (klub ku ai ka luajtur edhe si futbollist), në shkurt të vitit të kaluar. Ai e pagoi shtrenjtë paqëndrueshmërinë dhe vetë klubi i mbylli dyert në merkato.
Ai ishte në kërkim të një eksperience të re si trajner i parë pas nxehmjes që bëri si asistent i Roberto Mançinit tek Interi, me Titen në kombëtaren e Brazilit dhe duke pasur një qëndrim të shkurtër te Lioni në Francë ku gjërat nuk funksionuan për të. Federata Shqiptare e Futbollit e thirri atë për ta emëruar trajner, një post, teorikisht, për të qeshur në panoramën e futbollit europian.
Silvinjo bëri një vesh të shurdhër ndaj atyre miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë. Ai mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti… dhe në fund ia doli. Shqipëria do të garojë në fazën finale të Europianit për herë të dytë në historinë e saj”, thuhet në artikull.
Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohet në Euro 2023, duke kryesuar Grupin E. Nën drejtimin e Sylvinhos, kualifikimi i Shqipërisë bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare.