Një prej këshilltarëve të lartë ukrainas, Anton Gerashchenko ka theksuar lufta me Rusinë mund të zgjasë deri në mesin e vitit 2023. Sipas tij, Vladimir Putinin është gjithnjë e më të izoluar dhe trupat e tij po vuajnë nga morali i ulët.
Gerashchenko, këshilltar i ministrisë së brendshme në Kiev paralajmëroi gjithashtu se edhe nëse luftimet përfundojnë ato do të shoqërohen me ‘Luftën e Ftohtë’ derisa presidenti rus Vladimir Putin të mos jetë më në pushtet.
Sipas tij, “lufta do të vazhdojë derisa të nxjerrim rusin e fundit nga territori ynë dhe të rimarrim territoret tona,”.
Ai shtoi se konflikti aktiv do të përfundonte nga mesi i vitit 2023 me një fitore të Ukrainës. Ndërsa shpjegoi se ndihma në armatime nga Perëndimi do të kontribuojnë në arritjen e këtij rezultati.
Gerashchenko vuri në dukje kombinimi i sanksioneve dhe ndryshimi i kursit të luftës “do të çojë në gatishmërinë e Putinit për të negociuar për kushtet e Ukrainës” deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, zyrtarë të tjerë kanë ulur pritshmëritë, duke paralajmëruar se përparimi mund të jetë i ngadaltë. Rusia e ka fokusuar “operacionin e saj special ushtarak” në jug dhe lindje që kur u detyrua të tërhiqej nga zonat përreth Kievit në mes të prillit.
Pavarësisht se vendet e BE-së përballen me rritjen e çmimeve të gazit dhe rritjen e inflacionit, Gerashchenko beson se Perëndimi nuk do të lëkundet në mbështetjen e tij për Ukrainën.