Nutricionistët thonë se konsumi i këtyre gjashtë ushqimeve është sekreti për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Bëhet fjalë për frutat, perimet, bishtajoret, arrat, peshkun dhe produktet e qumështit me yndyrë të plotë.
Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 18 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet kardiovaskulare në vitin 2019, shifër që përbën 32% të të gjitha vdekjeve në gjithë botën. 85% e këtyre vdekjeve ishin për shkak të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Për të shmangur sëmundjet kardiovaskulare, nutricionistët rekomandojnë të konsumoni mesatarisht 2-3 racione fruta në ditë, 2-3 racione perime, një racion arra dhe një bulmeti. Ndërsa bishtajoret rekomandohen t’i konsumoni 3-4 herë në javë dhe peshkun tri racione në javë.
Zëvendësuesit e mundshëm përfshijnë një porcion me drithëra të plota në ditë dhe një porcion me mish të kuq të papërpunuar.