Nëse nuk do që gripi i këtij viti të të hedhë në shtrat, merr masa. Mbroni trupin tuaj në mënyra të thjeshta dhe mbajini larg viruset. Si do ta bëjmë?
Larg të ftohtit. Qoftë nëse është një koleg në zyrë kollitet apo ka hundë të bllokuara, ne duhet të mbajmë distancën tonë – fjalë për fjalë. Meqë piklat e nxjerra nga kollitja ose teshtima arrijnë një distancë prej më shumë se 4.5 metrash brenda një sekond, është e këshillueshme të mbahet një distancë e sigurt.
Gjumë i mirë. Një gjendje e nevojshme për të forcuar mbrojtjet e trupit është orët e mjaftueshme të gjumit (7-9 orë në varësi të nevojave tona). Nëse zgjohemi duke menduar se kemi fjetur mjaftueshëm, nuk kemi pse të shqetësohemi. Mirëpo, nëse i ndiejmë qepallat tona të rënda që nga mëngjesi, atëherë është e këshillueshme të biem në gjumë më herët.
Ajrosim shtëpinë dhe zyrën. Mbipopullimi në zonat e ajrosura dobët është fusha e duhur për transmetimin e viruseve në muajt e dimrit. Prandaj sigurohemi që të ajrosim hapësirat në të cilat kalojmë shumë orë çdo ditë.
Vishemi të zgjuar. Veshim rroba mjaft të ngrohta, por jo të rënda, që t’i heqim një nga një kur është e nevojshme. Gjithashtu është e këshillueshme të shmangen ndryshimet e papritura të temperaturës.
Shmang mbipopullimin. Në këtë periudhë të vitit, ka më shumë të ngjarë të gjendemi brenda, me ajrim të dobët dhe në kontakt të ngushtë me njerëz të tjerë, domethënë, në kushte që favorizojnë transmetimin e viruseve. Është e këshillueshme në këto raste të qëndroni në hapësirë sa më pak të jetë e mundur ose të siguroheni të hapni dritaren për të freskuar ajrin.
Lajmë shpesh duart. Ndoshta masa më e rëndësishme për të shmangur transmetimin e viruseve është t’i lash duart mirë për të paktën 20 sekonda me sapun dhe ujë. Nëse nuk kemi ujë të rrjedhshëm dhe sapun në dispozicion, atëherë mund të përdorim një xhel antiseptik. Gjithashtu, është mirë të mos harrojmë se nuk duhet ta prekim fytyrën me duar. Sa më shpesh që prekim fytyrën me duar, aq më të mëdha janë mundësitë për të transmetuar viruse nga duart në hundë dhe në gojë, domethënë në “portat hyrëse” të viruseve.