Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është caktuar Gazment Bardhi. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit. Në mbledhje kanë qenë 33 anëtarë, të cilët kanë votuar pro këtij emri, mes tyre edhe Lulzim Basha.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.
Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.
Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.