Mediat greke raportojnë se ditën e sotme në zonën detare mes Pireut dhe Aeginës një skaf me flamur grek, është mbytur. Raportohet se në bord kanë qenë 8 persona dhe ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së skafit.
Sapo rojet bregdetare greke kanë marrë informacionin, janë nisur për të shpëtuar turistët. Skafit të mbytur i ka ardhur në ndihmë edhe 3 anije që po kalonin aty rastësisht.
8 pasagjerët janë marrë nga roja bregdetare dhe po transportohen në Marina Zeas, ndërsa nga informacionet e para bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore.