Dy varka me emigrantë janë përmbytur në brigjet e Lampedusës, Itali. Mediat e huaja raportojnë për mbi 30 të zhdukur.
Rojet bregdetare nxorrën trupin e pajetë të një gruaje dhe një fëmije vetëm 1 vjeç e gjysmë. Varka e parë kishte në bord 48 emigrantë, 45 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen.
Dëshmitarët janë shprehur se 3 persona janë zhdukur nga kjo varkë. Ndërkohë në varkën e dytë mendohet se kanë qenë 42 persona, 14 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen.