Pas diagnostikimit të Mbretit Charles III me kancer, djali i tij Princi William ka bërë daljen e parë publike dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.
“Faleminderit për mesazhet tuaja dashamirëse”, tha Princi William ndërsa mbërriti në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore të Londrës në Londër.
Ndërkohë, vëllai i William, Princi Harry është kthyer në Kaliforni pas një udhëtimi të shkurtër në Londër, që zgjati pothuajse 24 orë për të parë Mbretin Charles III. Takimi me të atin, Mbretin Charles, zgjati rreth 45 minuta.
Ata patën një takim të shkurtër përpara se Mbreti dhe Camila të fluturonin në Pallatin Buckingham dhe prej andej në Sandringham në Norfolk me helikopter. Një burim nga pallati i tha “The Times” se takimi midis Harry-t dhe mbretit ishte i shkurtër sepse Charles ishte i lodhur nga operacioni.