Kryeministri britanik Rishi Sunak është në prag të sigurimit të një marrëveshjeje për bashkëpunim midis Mbretërisë së Bashkuar dhe agjencisë së mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex.
Marrëveshja pritet të pasqyrojë marrëveshje të tjera që Frontex ka me shtetet e “vendeve të treta”, duke përfshirë atë me Shqipërinë, e cila ra dakord të rinovojë marrëveshjen e saj të vitit 2019.
Burimet thonë se pakti do të diskutohet javën e ardhshme nga bordi drejtues i Frontex, i cili mblidhet rreth gjashtë herë në vit. Marrëveshja mund të nënshkruhet këtë muaj.
Një zëdhënës i Sunak tha se negociatat po zhvilloheshin dhe nuk ishte rënë dakord teksti i një marrëveshjeje. “Natyrisht ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje që funksionon për ne dhe fqinjët tanë evropianë,” tha zëdhënësi.