Rreth 1600 lëkundje janë regjistruar në zonën përreth kryeqytetit të Islandës Reykjavik, duke sinjalizuar se një shpërthim vullkanik mund të jetë afër, tha të mërkurën zyra meteorologjike vendase.
Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) vuri në dukje se tërmetet filluan rreth pasdites së të martës nën malin Fagradalsfjall, i cili qëndron në majë të një sistemi vullkanik dhe ku kanë ndodhur dy shpërthime në dy vitet e fundit.
“Afërsisht 1600 tërmete janë matur dhe tërmetet më të mëdha janë ndjerë në zonën e kryeqytetit”, tha agjencia në një deklaratë, duke shtuar se aktivitet sizmik i vazhdueshëm mund të pritet gjatë ditës.