Qeveria gjermane ka rritur gjithnjë e më shumë mbështetjen ndaj izraelit, në luftën me Hamasin. Kancelari Olaf Scholz ka shprehur shqetësim për sulmet antisemite në rritje.
Mbështetja e vendosur diplomatike e Berlinit për Izraelin shpesh përshkruhet si një çështje e përgjegjësisë historike. Por, ndërsa luftimet vazhdojnë midis Izraelit dhe Hamasit, mosmarrëveshjet sociale po shfaqen në Gjermani.
Disa hebrenj po fshehin identitetin e tyre. Frika për një rritje të antisemitizmit, që nga shpërthimi i armiqësive midis Hamasit dhe Izraelit, është i përhapur në të gjithë Evropën.
Për Gjermaninë, incidente të tilla si ngjallin ankth të madh për shkak të së kaluarës naziste të vendit.