Ylli i futbollit Kilian Mbape mbërriti në Kamerun, në vendin e origjinës së të atit të tij, duke ngjallur interesim të madh. Kjo është vizita e tij në vendin afrikan. Me qindra tifozë të emocionuar u mblodhën në aeroportin e Jaunde për të përshëndetur 24-vjeçarin, ndërsa ai ka nisur një vizitë tre ditore.
Në turin e sulmuesit të PSG është parashikuar edhe një sfidë miqësore kundër klubit të kategorisë së dytë kamerunase Vent d’Etudi. Më pas ai do të shkojë në Douala, qendrën ekonomike të Kamerunit, ku ai do të vizitojë një shkollë tjetër përpara se të vazhdojë në fshatin e babait të tij, Uilfried.
Mbape u prit nga valltarë dhe muzikantë tradicionalë që krijuan një atmosferë speciale, përpara se sulmuesi i Paris Saint Germain të largohej i shoqëruar nga roje të armatosura. Ylli i futbollit nëpërmjet fondacionit të tij ka financuar disa shkolla në shtetin afrikan, për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të vendit.