Kylian Mbappe mbetet ende një emër i nxehtë në tavolinën e Florentino Perez. Prej kohësh francezi është vënë në shënjestrën e skuadrës së Real Madrid, që gjithsesi nuk ka arritur të bind PSG-në për t’i marrë sulmuesin. Megjithatë, situata e 24-vjeçarit në Parkun e Princave përballet me shumë ulje-ngritje. Sipas asaj që raportojnë mediat, Mbappe ka pasur përplasje të shpeshta me drejtuesit dhe kërcënimi i tij është se do të largohet drejt Madridit.
Madje, Mbappe ka propozuar tek drejtuesit spanjoll edhe dy futbollistë, të cilët do të ishin një ndihmesë mjaft e madhe dhe do arrinin tek sukseset. Emrat e kërkuara për tu blerë janë Theo Hernandez dhe Hakimi, dy lojtarë që kanë qenë edhe më parë pjesë e Realit. Interesi i spanjollëve do i bindte francezin e marokenin për tu transferuar në ‘Santiago Bernabeu’.
Real Madrid nuk do e kishte shumë të vështirë për të rikthyer në skuadër dy mbrojtësit. Kylian Mbappe ka një kontratë me francezët deri në verën e vitit 2025, teksa kartoni i tij vlerësohet me rreth 180 milionë euro. Në 17 sfidat e kampionatit, Mbappe ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 2 asiste.