Në Poloni mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën fqinje. Populistët, që aktualisht janë në pushtet synojnë një mandati të tretë. Sondazhet tregojnë se partia nacionaliste Ligji dhe Drejtësia kryeson por do ta ketë të vështirë arritjen e një koalicioni qeverisës, çka mund t’i rrisë shanset për opozitën e udhëhequr nga ish-shefi i BE-së, Donald Tusk.
Më shumë se 600 mijë polakë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, rreth trefishi i numrit të regjistruar për zgjedhjet e vitit 2015 që sollën PiS në pushtet. Sipas ekspertëve partia në pushtet, PiS synon të nxjerrë Poloninë nga BE, diçka që ajo e mohon. Kjo parti e ka vënë gjithashtu Poloninë në një kurs përplasjeje me Brukselin për çështjet e sundimit të ligjit, i cili ka parë ngrirjen e dhjetëra miliona eurove në fondet evropiane.
Fushata është karakterizuar me sulme personale ndaj Tuskut nga partia në pushtet, e cila e ka akuzuar atë se po punon në interes të Gjermanisë, Rusisë dhe BE-së.