Kampioni olimpik Usain Bolt është viktimë e një mashtrimi, ndërsa po përpiqet të rimarrë 12.7 milionë dollarë të vjedhura. Komisioni i Shërbimeve Financiare në Xhamajka ka vënë nën hetim kompaninë e investimeve, Stocks and Securities Limited (SSL), nga ku dyshohet se ka ndodhur skema e vjedhjes.
Ish-sprinteri 36-vjeçar prej një dekade ishte klient i kësaj firme, nga ku kishte kursyer investime të shumta. Avokati i tij Gordon Linton tha se çështja do të shkojë në gjykatë, nëse shuma e parave të vjedhura nuk kthehet.
Tetë herë kamponi olimpik kishte vënë re ndryshime të shumta në llogarinë e tij bankare e ishte alarmuar, raporton BBC. Ai kishte ngelur me vetëm 12 mijë dollar, e 12.7 mln të tjerë mungonin.
Hetimet vazhdojnë nga autoritetet, ndërkohë që edhe vetë firma e investimeve ka kryer auditin e saj të brendshëm.
Specialistët kanë zbuluar se i dyshuari i kësaj vjedhjeje është një ish-punonjës, dhe të dhënat i kanë kaluar autoriteteve ligjzbatuese në Xhamajka. Bolt u tërhoq nga atletika në vitin 2017, pasi fitoi 11 medalje ari në Kampionatet Botërorë dhe tetë medalje të arta olimpike.
Në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 Bolt vendosi rekorde botërore në garat 100 metra dhe 200 metra. Koha e vendosur në garën 100 metra prej 9.572 vazhdon të ngelet rekord botëror.