Mbi 1500 armë, 50 mijë fishekë, 100 bomba, mortaja dhe armë të tjera u dorëzuan nga qytetarët serbë.
Ky është bilanci i armëve të dorëzuar në ditën e parë të nisjes së çarmatosjes vullnetare të popullsisë, pas dy masakrave që tronditën vendin.
Zheljko Brkiç, sekretar në Ministrinë e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që të dorëzojnë çdo lloj arme dhe të mos i hedhin apo t’i lënë në hapësira publike.
Qytetarët mund të dorëzojnë armët në posedim pa leje në të gjitha komisariatet nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Gjatë dorëzimit, atyre nuk u kërkohet të tregojnë identitetin.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç paralajmëroi vendosjen e masave edhe më të rrepta për zvogëlimin e sasisë së armëve legale.
“Ne do të ndryshojmë Kodin Penal duke rritur dënimet për mbajtjen e armëve”, tha Vuçiç.
|
Deri më 8 qershor, të gjithë personat që posedojnë armë, do të mund t’i dorëzojnë ato pa asnjë lloj penaliteti, ndërsa pas kësaj datë, kushdo që kapet me armë do të përballet me pasoja të rënda ligjore.