Një 16-vjeçare ka humbur jetën dhe 9 persona të tjerë janë plagosur pas sulmit me thikë të një 19-vjeçari në një jetimore në Poloni. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lodz ndërkohë që policia ka arrestuar autorin e krimit i cili nuk ka bërë rezistencë.
Mediat vendase raportojnë se mes 19-vjeçarit dhe viktimës ka pasur lidhje intime, por autoritetet po hetojnë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në jetimore.
19-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve të drogës dhe alkoolit për të parë nëse ka vepruar nën efektin e tyre.