Një tragjedi ka ndodhur në Kaliforni ku 6 persona, përfshirë edhe një foshnjë 6-muajshe janë qëlluar për vdekje në banesën e tyre por ende nuk ka një person të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas mediave vendase, 2 nga viktimat janë gjetur në rrugë ndërkohë që 4 të tjerët ishin brenda në banesë.
Sulmi ndodhi në Goshen, një komunitet bujqësor prej 5,400 banorësh, që ndodhet midis Los Anxhelosit dhe San Franciskos. Sherifi i Qarkut Tulare, Mike Boudreaux u shpreh se vdekja e 6 personave ka lidhje me drogën e sekuestruar javën e kaluar në të njëjtën shtëpi. Sipas sherifit vrasja është një mesazh për personat e përfshirë në trafikun e drogës.