Mapo përftohet duke kryqëzuar mandarinat dhe qitron. Dhe është grupi i parë i agrumeve që dalin zakonisht në tregje të ndryshme në mbarë botën, si për shembull në Itali ku ky fryt preferohet gjerësisht. Përdorimi më zakonshëm i këtij fruti të veçantë është në prodhimin e disa pijeve, por ende shumë pak dihet rreth tij.
Po ju prezantojmë me disa nga karakteristikat e dalluese të këtij fruti nga frutat e tjera agrume si edhe me disa kuriozitete rreth tij.
Kuriozitete rreth Mapos
Ky frut fillon mblidhet në shtator, më herët se çdo agrume tjetër. Mandarinat mblidhen në tetor, portokajt dhe limonët këputen në nëntor, ndërsa portokajt e para ngjyrë të kuqe mblidhen pak para Krishtlindjeve.
Përveç mapos, ekzistojnë edhe disa kryqëzime të tjera të njohura me mandarinë dhe grejpfrut. Por mapot ndryshojnë sepse nuk janë shumë mëdha në përmasa. Ato duken më shumë si portokaj të vogla në ngjyrë jeshile dhe të verdhë, por kanë një lëkurë më të hollë që është më e lehtë për t’u qëruar.
Pema e tyre mund të rritet deri në 35 metra në natyrë, por ato mbahen në 12 metra lartësi nga kultivuesit për ta bërë më të lehtë korrjen e frutave.
Gjithashtu, pemët nuk mund të tolerojnë shumë të ftohtin dhe praninë e frutave të tjera afër, përveçse një mjedisi ku rritet rrushi. Ato prodhojnë shumë fruta, po aq sa limonët në kushtet më të mira.
Mapo dikur kultivohej gjerësisht në SHBA, por tani rritet edhe në vende të tjera të botës. E ashtu si çdo frut tjetër agrume, lëngu i tyre është i mrekullueshëm dhe plot me vlera ushqyese. Në Itali përdorimi më i njohur është në pijen siciliane të quajtur Mapo Mapo, një aperitiv i ëmbël që ka një shije fantastike.