Ish-presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i është zgjatur 16 muaj pezullimi nga futbolli për shkak të parregullsive financiare.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) njoftoi të hënën se ish-shefi i klubit është goditur me një gjobë prej 60,000 eurosh dhe pezullim të ri që do t’i shtohet atij fillestarit prej dy vitesh.
Dënimi ka të bëjë me manipulimin e tij me pagat dhe marrëdhëniet me agjentët dhe klubet e tjera gjatë pandemisë Covid-19.