Manchester United theu mallkimin “Old Trafford” ndaj Nottingham Forest, teksa realizoi fitoren e parë në shtëpi pas plot 24 vitesh. ‘Djajtë e kuq” nuk kanë qenë aspak dinak ndaj skuadrës historike angleze, teksa tashmë fitorja 3-0 jo vetëm vlen pikë të plota, por edhe për moralin e djemve të teknikut Ten Hag. United e zgjidhi shumë shpejt sfidën, falë edhe një performance fantastike të Marcus Rashford, autor i një goli dhe një asisti. Anglezi fillimisht kaloi në epërsi “djajtë”, për të përmirësuar akoma dhe më shumë statistikat personale. Rashford shënoi golin numër 10-të në 21 ndeshje të këtij sezoni, duke dyfishuar kështu numrat e edicionit të shkuar, ku arriti të realizojë 5 gola në 32 sfida.
Më pas, 25-vjeçari dhuroi asistin e tretë në kampionat, ndërsa shërbeu për Martial (Marsial), për të sfumuar pak nga pak kështu largimin e Cristiano Ronaldos. Edhe goli që mbylli llogaritë në 3-0 ishte për kartolinë. Rikuperimi i Casemiro gjeti të papërgatitur mbrojtjen e Nottingham, që harroi në zonë Fred. Mesfushori u tregua i saktë përballë portierit mik, në atë që rezultoi edhe si një gol totalisht Brazilian. Diçka që ndodh për herë të parë në radhët e Manchester United, me lojtarët “Seleçao” që bashkojnë forcat për të tundur rrjetën. Fitorja e dytë radhazi për United që tashmë shikon më pranë zonën që të dërgon në Champions League në fund të sezonit edhe pse deri në fund kanë mbetur për tu luajtur 23 sfida./ Klan News