Humbja ‘katastrofike’ me shifrat e thella 7-0 ndaj Liverpool ka turbulluar ujërat në shtëpinë e Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë hedhur sytë menjëherë nga merkato dhe objektivi konkret është Benjamin Sesko. 19-vjeçari i Salzburg ishte protagonist absolut në takimin e fundit me austriakët, teksa shënoi një tripletë të shpejtë golash. Në harkun kohor të 7 minutave, ylli i prenotuar nga gjermanët e Leipzig realizoi tre herë në fitoren 4-2 ndaj Rapidit të Vjenës.
Sesko i hedhur në fushë në fillim të pjesës së parë e nisi goleadën në minutën e 80-të, për të realizuar më pas në të 84 e 87. Një performancë fantastike nga ana e sulmuesit slloven, i cili do të nënshkruajë me Leipzig deri në vitin 2028. Gjithsesi, një ofertë e bujshme nga United mund të detyrojë skuadrën gjermane për të lënë të lirë talentin 19-vjeçar, i cili konsiderohet si lojtari më prespektivë të madhe për të ardhmen. Deri më tani, ai ka shënuar 11 gola dhe dhënë 3 asistime në të gjithë garat dhe shihet si numri 9 ideal për trajnerin e United, Erik ten Hag.