Përmbysja ndaj Aston Villa u shoqërua me rekorde te Manchester United. ‘Djajtë e kuq’ morën tre pikët pasi dështuan ta bënin një gjë të tillë në tre takimet e fundit, ku kishin koleksionuar vetëm një pikë. Triumfi i 14 për ta në Premier League, kur ishin në disavantazh të dy golave, të paktën pesë fitore më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e kompeticionit.
Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho, e shpëtoi skuadrën nga humbja, shënoi dy gola dhe vendosi një rekord të ri në Premier League. Garnacho tani është lojtari më i ri që ka shënuar dy herë në ‘Boxing Day’ në historinë e Premier Ligës angleze, duke e arritur këtë sukses në moshën 19 vjeç e 178 ditë. Rekordi i mëparshëm i përkiste legjendës së Liverpoolit, Michael Oëen, i cili e arriti atë në moshën 20 vjeç e 12 ditë në vitin 1999 në një ndeshje kundër Neëcastle.
Në sezonin aktual, Garnacho ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 25 ndeshje në të gjitha garat. Fitorja u vulos nga talenti, Hojlund, që shënoi pas 1000 minutave në Premier League. 20-vjeçari realizoi golin e gjashtë në 23 ndeshje në të gjitha garat. Pas fitores ndaj Aston Villas, Manchester United zë vendin e gjashtë në renditjen e Premier Ligës angleze, duke grumbulluar 31 pikë nën drejtimin e Erik ten Hag.