Fanella me numrin “7” ka një domethënie speciale në Old Trafford. Pas largimit të Cristiano Ronaldos në merkaton e janarit, fanella me numrin “7” e Manchester United ka mbetur në sirtar.
Drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati ta rikthejnë në skenë dhe t’ia besojnë një djaloshi që në dukje është i veçantë. Bëhet për Alejandro Garnachon, lojtari i talentuar nga Argjentina që është rritur në akademinë e klubit anglez. Sezonin e fundit, 18-vjeçari zhvilloi në total gjatë sezonit plot 37 ndeshje duke realizuar 6 gola e 6 asistë.