Pep Guardiola regjistroi fitoren e 100 në karrierë në Champions League. Një triumf që shoqërohet me fazën gjysmëfinale të kompeticionit pas një barazimi emocionues 1-1 kundër Bayern Munich. Arritje që Manchester City e arrin për herë të tretë radhazi, teksa spanjoll vendos rekord të ri, 10 herë në gjysmëfinalet e Champions si trajner.
“Nuk besoj se fakti që jemi në këtë raund na bën më të mirë se Bayern Munich. Në këtë kompeticion vendosin shumë detajet. Jam i lumtur që e arrijë këtë fazë për herë të tretë radhazi. Tani është koha për të marrë hak ndaj Real Madrid’’, u shpreh trajner i Manchester City, Pep Guardiola.
Eliminimi nuk ka lënë shije të hidhur tek Bayern Munich, me trajnerin Thomas Tuchel që lavdëroi skuadrën.
“Jam shumë i kënaqur me të dyja ndeshjet kundër Manchester Cityt dhe performancën në fushë. Treguam se jemi në të njëjtin nivel me ekipin më të mirë në Europë. Nuk mendoj se rezultati pasqyron atë që dhamë në fushë’’, tha trajner i Bayern Munich, Thomas Tuchel.
Shpresa e vetme e Bayern Munich për të fituar një trofe këtë sezon është titulli në Bundesligën gjermane, ku synon ta fitojë për herë të 11 radhazi.