Rijad Mahrez e adhuron shënimin e golave në Champions League. Sulmuesi i Manchester City realizoi golin e barazimit 1-1 ndaj Leipzig, duke e përfshirë emrin në librat e rekordeve. Mahrez shënoi golin e 20 në Champions League në karrierë, 16 prej të cilëve me fanellën e City dhe katër të tjerë me Lejstër. 32-vjeçari është edhe lojtari më rezultativ në skuadrën aktuale në kompeticionin kryesor të UEFA-s. Goli i 12-të sezonal për Mahrez në të gjithë garat, teksa ngjitet në kuotën e 75 golave me kampionët e Anglisë.
Në barazimin ndaj Leipzig, algjeriani u bë lojtari i pestë afrikan që shënon 20 gola, kryesimin e të cilës e zotëron Mohamed Salah i Liverpool. Sulmuesi egjiptian ka shënuar 44 gola në garën më prestigjoze europiane, teksa pas mban legjenda si Didier Drogba, po me 44 gola e Samuel Eto’o me 30. Para Mahrez gjendet edhe lojtari i Bayern, Sadio Mane me 27 gola. Mahrez ka shënuar 3 gola deri më tani në Champions League, për të qënë golashënuesi i dytë më i mirë i City, pas Haaland me 5 realizime.