Numri 2 i botës Janik Siner është tërhequr nga turneu i Madrid Open për shkak të një dëmtimi. Italiani do të përballej në çerekfinale me kanadezin Feliks Oger-Aliasim.
Fituesi i Australian Open mundi në sfidën e fundit rusin Karen Khachanov 2-1 me sete. Ndërsa Taylor Fritz-it iu nevojitën tri sete për të mposhtur argjentinasin Francisco Cerundolo në çerekfinalen e turneut.
Për amerikanin ky është suksesi i 250 në një tur, ndërsa kjo është gjysmëfinalja e parë e sezonit në një event ATP Masters 1000. Rivali i radhës i Fritz për një vend në finalen e turneut do të jetë Andrei Rublev, i cili mposhti spanjollin Carlos Alkcaraz.
Rusi i dha fund ëndrrës së spanjollit, për të fituar tri herë radhazi turneun e Madrid Open.