Për Rafael Nadal ajo në Masters 1000 të Madridit mund të jetë paraqitja e fundit. Një lamtumirë e hidhur për tenistin spanjoll, me çekun Jiri Lehecka që do të luajë në çerekfinale kundër Medvedev. Përshëndetja e tifozëve në stadium ishte e ngrohtë për fituesin e 22 Grand Slameve, që ka bërë historinë në këtë sport. Nadal tha se do të vendosë në vazhdim nëse do të marrë pjesë në turneu e radhës në Itali, si edhe në ‘French Open’, objektivin e tij kryesor.
“E përshëndeta Madridin më i lumtur se sa kur erdha këtu! Është e vështirë të imagjinohet se mund të bëjë gjëra të mëdha në Romë, por unë vazhdoj të them se në sport gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt. Pas Romës do të vendos nëse do të luaj apo jo në Roland Garros. Shpresoj të luaj në Romë dhe, nëse nuk ka pengesa, do të shkoj atje me dëshirën për t’u përmirësuar më tej”, u shpreh tenisti.