Policia spanjolle shoqëroi në komisariat ish-Presidentin e Federatës, akuzohet për korrupsion.
Luis Rubiales u la në liri nga policia spanjolle pasi u mor në pyetje nga hetuesit. Ai u shoqërua në komisariat sapo zbriti në Madrid, ndërsa kishte udhëtuar nga Republika Domenikane.
Ish-presidenti i federatës spanjolle të futbollit u mor nga agjentët dhe u fut në një furgon të zi.
Hetuesit dyshojnë se 46-vjeçari ka marrë komisione të paligjshme kur negocionte një marrëveshje fitimprurëse për të organizuar kompeticionin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Prokurorët kërkojnë një dënim prej 2.5 vitesh për Rubiales, që ka mohuar çdo akuzë. Ndërkohë muajin e kaluar, policia kontrolloi banesën e tij. Rubiales do të dalë në gjyq për sulm seksual për puthjen në buzë ndaj lojtares Xheni Hermoso në ceremoninë e dhënies së medaljeve, pas fitimit të Kupës së Botës verën e kaluar.
Hermoso tha se puthja ishte e padëshiruar dhe poshtëruese. Rubiales u detyrua të jepte dorëheqjen nga detyra e kreut të institucionit të futbollit spanjoll, por mohoi akuzën.