Armëpushim 72 orësh është vendosur pas mesnatës në Sudan. Ky është të paktën pezullimi i tretë i luftimeve që nga shpërthimi i dhunës këtë muaj. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ishte arritur një marrëveshje midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake pas 48 orësh negociatash.
Të paktën 400 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se dhuna në Sudan rrezikon të shkaktojë një “përvëlim katastrofik” që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë. Që nga fillimi i dhunës, banorëve të kryeqytetit ju është thënë të qëndrojnë brenda dhe furnizimet me ushqim dhe ujë kanë mbaruar. Armëpushimi do t’i lejojë civilët të largohen nga qyteti. Qeveritë e huaja do të shpresojnë gjithashtu se kjo do të lejojë evakuimet e vazhdueshme jashtë vendit.
Vendet janë përpjekur të evakuojnë diplomatët dhe civilët e tyre ndërsa luftimet janë ndezur në pjesët qendrore, me popullsi të dendur të kryeqytetit.