110 milionë njerëz në mbarë botën janë zhvendosur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe Sudan. Gjithashtu edhe kriza në Afganistan ka dyfishuar numrin e njerëzve të larguar.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Kreu i UNHCR, Filippo Grandi i ka cilësuar këtë të dhëna si tejet shqetësuese dhe se duhet me patjetër që të vendosen rregulla më të ashpra për pranimin e refugjatëve.
Vendet në pjesën lindore të Bashkimit Evropian, si Polonia dhe Hungaria, kanë refuzuar të pranojnë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ndërkohë që partitë e djathta dhe populiste në të gjithë bllokun kanë rritur retorikën anti-emigracionin.