Gjermania vijon t’i vijë në ndihmë Ukrainës. Pas dërgimit të tankeve Leopard 2, që janë të një fuqie ekstreme, tani më kanë vendosur që të boshatisin dhe rezevrat duke dërguar në Kiev edhe tanke Leopard 1.
Dorëzimi i Leopardëve të vjetër në Ukrainë mund të bëhet menjëherë pasi të riparohen, thanë burimet qeveritare për gazetën.
Nga ana tjetër, Ushtria ukrainase është në bisedime me Katarin për të blerë 15 tanke të pajisura me dy armë ajrore Gepard, thotë një raport në gazetën Süddeutsche Zeitung botuar ditën e sotme. Në ndihmë për këtë qëllim do t’u vijë sërish Gjermania.
“Gepardët janë provuar të jenë veçanërisht të efektshëm në luftën në Ukrainë. Në qoftë se ne mund të siguronim më shumë nga partnerët tanë, kjo patjetër do të ndihmonte ukrainasit,” shpjegoi për gazetën gjermane ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.