Lufta në Ukrainë dhe inflacioni i shkaktuar prej saj, duket se po prek ekonomitë më të mëdha të botës. Së fundmi, ka qenë ekonomia e Japonisë e cila ka pësuar tkurrje të papritur pas shumë vitesh. Prodhimi i Brendshëm Bruto i Japonisë ra me 1.2% në tre muajt e fundit.
Sipas Reuters, qytetarët na Japoni kanë frenuar shpenzimet. Ekonomia sipas ekspertëve në vend edhe ose shihet shumë e vështirë dhe do të dojë kohën e saj, pritet që të ketë një ringjallje dhe kjo falë faktorit të turizmit dhe tregtisë.
Së bashku me ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën, Japonia po përballet gjithashtu edhe me rënien e monedhës së saj e cila ra në shifra rekord kundrejt dollarit amerikan këtë vit.
Muajin e kaluar, jen arriti në nivelet më të ulëta 32-vjeçare kundrejt dollarit, gjë që e ka bërë koston e mallrave të importuara – nga nafta te ushqimet – më të shtrenjta për familjet dhe bizneset japoneze.