CNN na sjell zhvillimet kryesore të luftës në Ukrainë.
-Ushtria e Ukrainës tha se Rusia nisi një raund të ri sulmesh raketore në të gjithë vendin të hënën, me dhjetëra viktima të raportuara në Kherson dhe Dnipropetrovsk .
-Një sulm në rajonin lindor të Dnipropetrovsk ka lënë të paktën 34 civilë të plagosur, duke përfshirë 5 fëmijë. Shifrat u bënë të ditura nga guvernatori lokal Serhiy Lysak.
-Rusia zëvendësoi komandantin e saj të lartë të logjistikë , duke marrë një rol kyç, pikërisht kur Ukraina sinjalizon se kundërsulmi i saj i shumë pritur po afrohet.
-Kreu i Wagner kërcënoi se do të largohej nga Bakhmut nëse nuk merr më shumë furnizime nga Moska. Ai shtoi se nuk mund të vazhdojnë në këto kushte luftën, ndonëse qindra të dënuar rusë po shkojnë në Ukrainë për të forcuar grupin mercenar.