Qindra aktivistë hebrenj u mblodhën në Uashington duke i bërë thirrje administratës Biden dhe Kongresit që të bëjnë presion për një armëpushim në Gaza.
Policia e Kapitolit të SHBA arrestoi 300 protestues të cilët refuzonin të zbatonin urdhrat për t’u shpërndarë. Një grup prej rreth 500 protestuesish të tjerë bllokuan jashtë ndërtesës së Kapitolit.
Protesta në mbrojtje të Gazës ka pasur edhe në vendin tonë fqinj, Greqinë. Qindra persona u mblodhën jashtë ambasadës izraelite duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të viktimave që janë vrarë nga sulmet e ndodhura ditëve të fundit.
Gjithashtu demostrata të ngjashme u mbajtën edhe në Turqi. Protestuesit turq u mblodhën jashtë konsullatës izraelite dhe pranë konsullatës së SHBA në Stamboll. Ata bënë thirrje të ndalet gjakderdhja.