Valët e të nxehtit kemi parë se po bëhen gjithnjë e më të shpeshta e më të rrezikshme, për shkak të ngrohjes globale. Kjo mund të rrisë rrezikun e goditjeve nga dielli, të cilat jo të gjithë mund t’i identifikojnë, pasi shpesh ngatërrohen me lodhjen.
Simptomat që lidhen me goditjen ose lodhjen nga dielli mund të jenë shumë serioze. Një ngërç në muskuj mund të jetë shenja e parë e një gjendjeje që ka lidhje me të nxehtin.
Shenjat e lodhjes nga dielli mund të jenë:
– lodhje e përgjithshme
– djersitje e vazhdueshme
– puls i dobët, por më i shpejtë
– të përziera ose të vjella
– të fikët
– lëkurë e zbehtë
Goditja nga dielli mund të shfaqë simptoma si:
– temperaturë më e lartë se 39.4 gradë Celcius
– puls i shpejtë dhe i fortë
– humbje ose ndryshim i vetëdijes
– lëkurë e nxehtë, e kuqe, e thatë ose e lagur
Shkaku kryesor është pamundësia e trupit që të ftohet vetë.
Nëse shfaqni ndonjë nga simptomat e mësipërme, përpiquni të gjeni një vend më të freskët nëse është e mundur.
Gjithashtu mund të dëshironi të shtriheni, por kur nuk mund ta bëni këtë, të paktën ndaloni aktivitetin e momentit. Sigurohuni të hidratoheni duke pirë sa më shumë ujë.