Liz Truss është zgjedhur kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar. Gara ka qenë e fortë mes Liz Truss dhe Rishi Sunak, ndërsa sot Liz Truss u shpall gjithashtu liderja e re e konservatorëve. Trus fitoi bindshëm me 81,326 vota.
Ndërsa kundërshtari i saj mori në total 60,399 vota. Truss po trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve. Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.
Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.
Gjatë një fjalimi pas shpalljes së fitores, Truss tha falendëroi Rishi Sunak për fushatën e ndershme. Ajo gjithashtu falenderoi partinë, si dhe mbështetësit e saj. Truss falënderoi Boris Johnson tani për qëndrimin kundër Vladimir Putinit, Brexit, zhvillimin e vaksinës Covid.
Liz Truss është zotuar të zbatojë premtimet e saj ndaj votuesve, duke thënë se partia konservatore duhet të tregojë se mund t’i përmbushë gjatë dy viteve të ardhshme. Ajo tha se ka një “plan të guximshëm” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.
Pjesëmarrja ishte e lartë, me 82.6% të anëtarëve që votuan, me 654 që abstenuan. Rikujtojmë se Boris Johnson fitoi 66.4% të votave në 2019, David Cameron 67.6% në 2005 dhe Iain Duncan Smith 60.7% në 2001, ndërsa Truss mori 57% të votave.