Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të thumbojë opozitën, pas lajmit më të fundit se deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka marrë para ruse.
Nisur edhe nga akuzat për 500 mijë dollarë për lobim nga ana e ish kryedemokratit, Lulzim Basha, Rama thotë se “rublat po marrin të gjithë opozitën.
“Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhën me motrën e me vëllezërit opozitarë!”- shkruan në postim në Twitter kryeministri.
Nga ana tjetër, për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për gazetarët tha se Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për lidhjet ruse të Monika Kryemadhit.
Në cilin vend të Europës do të dilte një politikan i këtij niveli dhe si bashkëshortë e presidentit të Republikës kur ka një llogari në off-shore. E mbani mend çfarë tërmeti shkaktoi emri i një politikani në llogaritë bankare të off-shoreve në Panama, shumica e politikanëve dhanë dorëheqjen dhe organet ligjzbatuese nisën menjëherë hetimet, në rastin tonë Prokuroria. Unë mendoj që është prekur siguria kombëtare. Kur je në shoqëri tregtare ku marrin pjesë politikanë të lidhur me Putin, kjo është e rëndë”, tha Balla.