Pas Polonisë, Letonia forcoi sigurinë në të gjithë kufirin e saj lindor me Bjellorusinë. Presidenti Edgars Rinkevics vizitoi njësi të ndryshme të rojeve kufitare teksa diskutoi edhe situatën e sigurisë dhe masat për përmirësimin e saj.
Ai kërkoi përshpejtimin e ndërtimit të gardheve në kufi. “Pres veprim aktiv nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe rregullisht do ta ngrit këtë çështje me zyrtarët kompetentë”, tha Rinkevics.
Roja Kufitare Letoneze njoftoi se autoritetet bjelloruse kanë ndihmuar migrantët e parregullt të hyjnë ilegalisht në Letoni.