Lionel Messi ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Inter Miami. Në duelin me Cruz Azul, Messi shënoi në minutën e 54-të duke i dhënë skuadrës fitoren 2-1.
Messi ekzekutoi një goditje dënimi nga 25 metra duke çuar në këmbë 20 mijë spektatorët që ndiqnin sfidën.
“E dija se duhej të shënoja. Ishte fundi i sfidës dhe duhej të shënoja për të shmangur penalltitë”, tha Messi pas ndeshjes.