Pasi nderoi futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, Ballkani po shndërrohet gjithnjë e më shumë në protagoniste edhe në merkato. Skuadra suharekase ka konfirmuar shitjen e radhës të bujshme brenda këtij sezoni për të mbushur kështu edhe arkat.
Qëndrim Zyba do të kalojë në radhët e Legias së Varshavës, për t’iu bashkuar kështu dyshes shqiptare, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka. Nga kjo marrëveshje, kampionët e Kosovës do të fitojë gjysmë milioni euro nga shitja e mesfushorit të talentuar. Shitja e Zybës te Legia është e katërta që e bën skuadra suharekase brenda një viti në Europë duke fituar një shumë të konsiderueshme të parave.
Shitjet nisën me Ermal Krasniqin, i cili në janarin e vitit 2023 nga Ballkani iu bashkua skuadrës rumune Kluzh për shumën e 300 mijë eurove.
Vetëm gjashtë muaj pas largimit të Krasniqit, Ballkani bëri një tjetër shitje të rëndësishme në Rumani, kësaj radhe Albion Rrahmanin të cilën e shitën te Rapid Bukureshti për shifër rekord të futbollit kosovar 600 mijë euro.