Nuk ka kohë për të humbur. Çdo ditë që kalon e sjell Barcelonën më afër trajnerit të ri.
Xavi njoftoi se nga vera nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Barcelonës. Joan Laporta kërkon të rikthejë holandezin, Frank Rijkaard. Presidenti i Barcelonës ka kontaktuar me ish-trajnerin e klubit. Ai ishte në krye mes viteve 2003 dhe 2008.
Laporta ka kontaktuar me Rijkaard për rikthimin e tij. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë që kjo të ndodhë. Rijkaard fillimisht nuk ka pranuar të kthehet në stërvitje.
Rijkaard nuk e ka mbyllur derën plotësisht. Laporta ende nuk i ka hequr shpresat për rikthimin e trajnerit që e bëri kampion europian. Presidenti madje ngriti mundësinë që Marco van Basten të bëhej ndihmës trajner i tij.