Një lajm i trishtë është konfirmuar në Kroaci, ku raportohet se është ndarë nga jeta të ish-mbrojtësi 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç.
Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në Kroaci, teksa më parë ka luajtur dhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Hajdukun e Splitit.
Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende, teksa klubi i tij i fundit, Konavljanin ka postuar:
“Është e vështirë të imagjinohet se ai nuk është më me ne. Në këtë moment, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, dhimbja dhe trishtimi janë të pamasë”.