Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi ditën e sotme një lajm shumë të mirë për shtetasit e tij, ku paga minimale nga 1 prilli do të shkojë në 780 euro. Ai ka theksuar se në vitin 2019 paga minimale ishte 650 euro.
“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta dhe ato janë të shtypura më shumë nga inflacioni i importuar. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat’’, është shprehur Mitsotakis.
Ndër të tjera Kyriakos Mitsotakis tha se ekonomia greke është në zhvillim dinamik dhe se papunësia është në rënie të vazhdueshme.
“Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se ekonomia greke është në një zhvillim dinamik, papunësia është në rënie të vazhdueshme, taksat janë ende në rënie. Prandaj tani është koha për të mbështetur punëtorët me një rritje të guximshme të pagës bazë sepse dividenti i rritjes duhet të përthithet me drejtësi nga të gjithë ”, përfundoi kryeministri grek.