Real Madridi rikthehet në “Santiago Bernabeu” si kampion bote dhe këtë e bën duke fituar me poker ndaj Elche.
“Galaktikët” arritën një triumf të lehtë ndaj ekipit që mban vendin e fundit në renditje në takimin e prapambetur të javës së 21 të La Liga-s.
Me suksesin e arritur, “Los Blankos” shkojnë në kuotën e 48 pikëve, 8 më pak se sa Barcelona kryesuese. Ndërsa Elche pësoi humbjen e 14 sezonale në La Liga, e ngelet në kuotën e 9 pikëve, 10 më pak se sa Getafe në vend të parafundit.
Skuadra e Carlo Ancelotti kaloi në avantazh pas 8 minutash me Marco Asensio. Në minutën e 30, Benzema realizoi me penallti. Francezi e ripërsëriti këtë gjë edhe në shtesën e pjesës së parë, e shkon në kuotën e 11 golave në këtë sezon.
Në 45 minutat e dyta, “Los Blankos” dhuruan spektakël për 44 mijë spektakorët në “Bernabeu”. Elche u përpoq të mbrohej, pro Luka Modric e ndëshkoi në minutën e 80 të lojës. Për Realin, kjo është fitorja e 15 në këtë sezon.