Sigurt që spinaqin keni filluar ta konsumoni pasi keni arrit njëfarë moshe pasi vetëm atëherë keni arritur t’i kuptoni vetë e tij ushqyese.
Shpesh mamatë kanë shumë problem në bindjen e fëmijëve për ta konsumuar atë, por ne do t’ju japim një mënyrë gatimi që do të kthehet shpejt në të preferuarën e fëmijëve tuaj.
Për të ruajtur sa më shumë vlerta ushqyese të spinaqit, është e nevojshme që ta zieni sa më pak dhe të mos ekspozohet në temperatura shumë të larta. Mënyra më e thjeshtë e gatimit të spinaqit është përgatitja në avull. Kjo nënkupton që sa më pak ta mbani në ujë të valuar aq më e shëndetshme është.
Përzieni pak minuta dhe menjëherë kullojeni. Natyrisht, para këtij procesi lajeni mirë. Pastaj përgatiteni në mënyrën e zakonshme: Hidhni pak vaj në tigan dhe bëni gati hudhrën. Shtoni një lugë miell dhe përzieni vetëm sa të zbardhet.
Shtoni pak nga pak qumësht pastaj hidhini erëza dhe shërbejeni. Këshillohet që të hahet menjëherë pasi ringrohja e tij nuk është e shëndetshme.