Çdo vit, destinacione të ndryshme turistike kthehen në trend për t’u vizituar nga pushuesit, por një faktor që merret gjithmonë në konsideratë është çmimi.
Pushimet ideale do të ishin ato në një vend të bukur dhe me pak shpenzime.
Statistikat botërore tregojnë se Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar dhe për t’u vizituar. Nëse analizojmë gjithë elementet që e bëjnë një vend të lirë ose të shtrenjtë, rezulton se në Paksitan gjithçka është me çmim të përballueshëm, nisur nga ushqimet, akomodimi dhe vizitat në qendrat turistike.
Pas Pakistanit radhiten shumica e vendeve të Lindjes së Mesme.