Sytë janë pasqyra e shpirtit, por zona rreth tyre është pasqyra se.. sa fle, sa ujë pi dhe sa kujdesesh për të. Gjumi, uji dhe ushqimi i duhur luajnë një rol të madh në mbajtjen e syve dhe zonës përreth të qetë dhe të shndritshme.
Mirëpo, ndonjëherë, nevojitet pak ndihmë shtesë, sepse të gjithë kemi qëndruar deri vonë duke parë filma në Netflix dhe duke ngrënë kokoshka në të njëjtën kohë.
Pra, nëse “makthi” juaj janë rrathët e zinj, fryrjet në zonën e syve dhe linjat e holla që bëhen më intensive për shkak të lodhjes, maskat do t’ju ndihmojnë. Mos mendoni se “ikin vetë”…
Sigurisht, asnjë produkt nuk mund të bëjë “mrekulli” nëse nuk jeni konsistent në rutinën tuaj të përditshme të kujdesit. Sigurohuni që të aplikoni kremin e syve në mëngjes dhe në mbrëmje, duke e masazhuar lehtë me majat e gishtave dhe sigurohuni që të bëni një maskë një herë në javë. Rezultatet do të jenë spektakolare!