Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundër procesit zgjedhor të 14 majit duke thënë se zgjedhjet javë vjedhur dhe për këtë ka prova. Në një dalje për mediat, Berisha tha se, në Kamzë vetëm në 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative.
Në pamjet filmike shfaqet operatori Haxhi Guzja, duke votuar me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1577/1 në Valias, ndërsa komisionerja e PS, Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesin.
Berisha tha se edhe në Elbasan është përdorur kjo praktikë kriminale, me votuesit shëtitës dhe se asgjë të vërteët nuk ka në rezultatin e shpallur të zgjedhjeve të 14 majit.
“Sot në këtë bisedë, do të paraqesim këtu rezultatet e para të shqyrtimit të procesit elektorale në 6 qendra votimi në bashkinë e Kamzës, kundrejt 133 qendrave që ka kjo bashki. Kandidati ynë i bashkisë së Kamzës, ka aplikuar dhe kërkon të marrë të gjitha videot e qendrave të votimit për të vërtetuar fenomenet antikushtetuese të votimit në bashkinë e Kamzës.
Në këto 6 qendra janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative, në të cilat, rasti i operatorit Haxhi Guzja, voton vetë me disa karta identiteti në qendrën e votimit 1477/1, Valias i Vjetër, Kamzë. Rasti i komisionerës socialiste Ilva Marku, e cila ngrihet dhe voton për votuesin. Raste të tjera ku voton një person për 3 votues. Kemi këtu një seri videosh, që do të ua nisim që të mund të ua paraqisni publikut”, tha Berisha.